×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Qytetarët e Komunës së Suharekës në rrezik nga shtyllat për të cilat u shpenzuan mbi 250 mijë euro

    Insajderi
    22 June 2023 - 15:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komuna e Suharekës në vitin 2021 ka shpenzuar mbi 250 mijë euro, të parapara për projektin “Ndërtimi i zonave infrastrukturore të mençura Smart”. Por qytetarët e kësaj komune janë në rrezik, pasi që këto këto punime kanë filluar të dëmtohen pa u mbushur ende dy vite, shkruan Insajderi.

    Kontrata ka hyrë në fuqi në gusht të 2021 dhe ka përfunduar në nëntor të vitit 2021, ku vlera totale e parashikimit te kontratës është 251,309.00 Euro.

    Çmimet njësi të furnizuesve janë paraqitur në Ofertën Financiare, Lista e Çmimit e paraqitur nga Furnizuesi. Vlera totale indikative e kontratës është 10 058,95 Euro. Vlera totale e parashikimit te kontratës është 251,309.00 Euro”, thuhet në kontratën publike të projektit.

    Këto shtylla kanë filluar të dëmtohen dhe qytetarët e komunës së Suharekës sipas faqes komunale Suhareka lajm, janë të rrezikuar, ani pse projekti i këtyre punimeve i ka kushtuar Komunës një shumë e madhe parash.

    Kryetari i kësaj Komune, Bali Muharremaj i tha Insajderit se janë në dijeni dhe se sipas tij këto shtylla kanë filluar të dëmtohen nga aksidentet e ndryshme, e erërat e forta.

    “Projekti “Ndërtimi i zonave infrastrukturore të mençura Smart”, i realizuar në Suhareke dhe vendbanime të komunës së Suharekës në vitin 2021, është realizuar duke përdorur shtyllat e ndriçimit publik për vendosjen e panelev ndriçuese, disa nga shtyllat kan filluar të demtohen nga aksidentet e trafikut, goditjet me mjete motorike, e nga demtimi i shtyllave janë demtuar edhe panelet ndriçuese në vendëkalimet e këmbësorëve gjithashtu disa shtylla janë dëmtuar edhe nga erërat e fort”.

    Muharremaj tutje tha se komuna pritet t’i rregullojë sipas procedurave ligjore, dhe do të ndahen mjete për mirëmbajtjen e tyre.

    “Do ti rregullojmë së shpejti sipas procedurave ligjore, aty ku janë dëmtuar nga aksidentet e trafikut me raport të policisë, shpenzimet ti bartë pala, ndësa ato te cilat janë dëmtuar nga fatkeqësit natyrore të rregullohen me sanime. Ne si komunë në planet buxhetore në të ardhmën do të ndajmë mjete edhe për mirëmbajtjen e tyre.”, tha kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark