×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “Qytetarët e Mitrovicës Veriore janë lodhur, duan të festojnë Vitin e Ri të qetë dhe pa barrikada”

    Insajderi
    29 December 2022 - 10:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përderisa festa e Vitit të Ri po afron, qytetarët në Mitrovicë të Veriut po jetojnë në frikë e ankth. E vetmja gjë që ata aktualisht duan, është të festojnë në paqe e qetësi.

    Kryetari i posazgjedhur i asamblesë së Mitrovicës së Veriut, Nexhat Ugljanin, i ka thënë Insajderit se nesër në mbledhjen e kuvendit, do të raportoj zëvendës komandanti i stacionit policor në Mitrovicën e Veriut.

    Sipas tij, pas mbledhjes së paraparë të mbahet para festës së vitit të ri dhe krishlindjeve ortodokse, insititucioni do të dal me komunikatë për qytetarët ku do t’i ftoj ata të ruajn qetësinë.

    Ugljanin, ka theksuar se qytetarët duan që gjendja të normalizohet para vitit të ri.

    “Qytetarët janë në konfuzion dhe të lodhur tashmë prej këtyre ngjarjeve që po ndodhin. Ne dhe qytetaret po presim normalizimin e situatës dhe heqjen e barrikadave. Kjo është e domosdoshme të ndodh sepse janë edhe festat që po na presin. Duam të festojmë në qetësi dhe nëpër shtëpi me familjarë dhe miq”, ka thënë ai.

    Ndërsa, për qytetarët që po qëndrojnë në barrikada, Ugljanin tha që janë të kontrolluar politikisht dhe e kanë për obligim të dalin e të qëndrojnë aty. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark