×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Qytetarët i protestojnë Përparim Ramës kundër mbylljes së rrugës “Xhorxh Bush”

    Insajderi
    14 January 2024 - 12:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një numër i qytetarëve të Prishtinës sot kanë protestuar kundër mbylljes së rrugës “Xhorxh Bush” nga Komuna e Prishtinës.

    Protesta e organizuar nga “Vrojtuesit e Lagjes” është mbajtur nga ora 12:00 në sheshin “Xhorxh Bush” në kryeqytet.

    Fatmir Muçolli, njëri prej protestuesve, shprehu pakënaqësitë në emër të protestuesve.

    “Pse nuk është dikush i pranishëm këtu nga Komuna e Prishtinës? Pse nuk është këtu dikush i pranishëm nga Ministria e Infrasktrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor? “, ka thënë Muçolli.

    Në paralajmërimin e protestës shkruhej: “Ne organizojmë një protestë thelbësore për hapjen e rrugës Xhorxh Bush, një rrugë e cila mund të hapet lehtësisht duke i larguar betonat që e mbyllin. Thirrja është e hapur për çdo individ të lodhur nga këto praktika të kryetarit të komunës tonë”.

    “Përparim Rama premtoi se rruga do të mbyllej vetëm për një test 1-javorë, pastaj tha se do të ishte e mbyllur vetëm për trafikun urban, duke lejuar kalimin e autobusëve dhe taxit. Megjithatë, realiteti është një varg gënjeshtrash pas gënjeshtrash, duke mbyllur rrugën përfundimisht. Kërkojmë një Prishtinë më të lirë dhe të përshtatshme për të gjithë. Ju lutemi, bashkohuni për një qytet më të mirë dhe më të hapur”. /Klankosova.tv

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark