"Qytetarët nuk janë bankomat, rroga s'po na del për të jetuar", pamje nga protesta kundër shtrenjtimit të rrymës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Qytetarët nuk janë bankomat, rroga s’po na del për të jetuar”, pamje nga protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

    Insajderi
    11 April 2025 - 12:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nën moton “Asnjë cent më shumë”, ka filluar protesta e radhës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

    Protesta ka filluar në Prishtinë, në të njëjtën ditë kur edhe Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) mori vendimin përfundimtar për çmimin e ri të rrymës, i cili ende nuk është bërë publik.

    Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen kësaj proteste, duke kundërshtuar paralajmërimin për një rritje prej 15% të çmimit të rrymës nga ZRrE.

    “Rritja e çmimit të energjisë nuk prek vetëm faturën, por edhe bukën, vajin, qumështin – çdo aspekt të jetës sonë të përditshme”, u tha në njoftimin e grupit organizues në Facebook.

    Kujtojmë se edhe më 5 prill u mbajt një protestë e ngjashme në sheshin “Skënderbeu”, ku morën pjesë qindra qytetarë.

    Ndaj këtij vendimi pati reaguar edhe Presidenca, ku përmes një reagimi pati deklaruar se rritja e çmimit të rrymës do të ketë efekt zinxhir.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark