×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Qytetari gjen ari tek stacioni i autobusëve, Policia kërkon personin që i kanë humbur

    Insajderi
    05 October 2023 - 10:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në stacionin e policisë në Viti, është paraqitur një qytetar i cili ka njoftuar se afër stacionit të autobusëve në Prishtinë me datën 03.10.2023 ka gjetur një sasi ari (një pesëlirësh dhe një zinxhir) dhe të njëjtat i ka dorëzuar.

    Në faqen zyrtare të Policisë është publikuar fotografia të pesëlirëshit dhe zinxhirit dhe ka kërkuar nga personi që i kanë humbur që të lajmërohet në stacion.

    Me këtë rast Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan kërkon mirëkuptim nga mediat që shkresën së bashku me fotot e bashkangjitura të e shpërndaj tek qytetarët në mënyrë që personi i cili besohet që ka humbur arin e lartcekur të paraqitet në Stacioni Policor Viti. Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, falënderon qytetarin për veprimin e ndershëm dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare. Po ashtu apelojmë tek qytetarët qё shembuj tё tillë tё bashkëpunimit me Policinë e Kosovës tё vazhdojnë edhe nё tё ardhmen”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark