×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetari gjen kuletën me para, e dorëzon në polici

    Insajderi
    10 May 2024 - 17:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pasditen e së mërkurës, qytetari 32-vjeçar nga Ferizaj, D.Sahiti, ka gjetur një shumë të caktuar të parave në rrugën ‘’Reçaku‘’ afër një barnatoreje në Ferizaj dhe ato i ka dorëzuar në stacionin e policisë në këtë komunë.

    Kjo u bë e ditur në një njoftim në faqen zyrtare të Policisë së Kosovës.

    Aty është kërkuar që pronari i vërtetë i kuletës të lajmërohet në stacionin policor.

    “Lusim pronarin e vërtetë të parave të paraqitet në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas verifikimit t’i kthehen ato”, thuhet në njoftimin e policisë, të postuar në Facebook.

    Njoftimi i plotë:

    Qytetari nga Ferizaj gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

    Me datën 08.05.2024 rreth orës 17:10 qytetari nga Ferizaj z. D.Sahiti , i moshës 32 vjeçar,  në rrugën ‘’Reçaku ‘’ afër një barnatore në Ferizaj ka gjetur një shumë të caktuar të parave dhe menjëherë ka njoftuar policinë dhe ato i ka dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj.

    Lusim pronarin e vërtetë të parave të paraqitet në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas verifikimit ti kthehen ato.

    Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin D.Sahiti për gjestin e tij human dhe shembullorë për dorëzimin e parave të gjetura, në stacionin e policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark