×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Qytetari kapet një shumë të madhe parash me 2 euro false

    Insajderi
    17 October 2023 - 18:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Njësiti për Reagim të Shpejtë në Prishtinë, njofton se ka ndaluar automjetin Audi A4 i cili po drejtohej nga personi A.B., m/k (viti i lindjes 1997), ku gjatë kontrollit në bagazh i është gjetur një sasi e konsiderueshme e monedhave metalike nga 2 €uro, për të cilat ekziston dyshimi i bazuar se janë të falsifikuara.

    Nga njësiti për krime ekonomike, me urdhër të gjykatës është bërë kontrolli i shtëpisë së personit të dyshuar ku janë gjetur dhe sekuestruar:

    “490 x 2 copë monedha metalike nga 2 €uro, gjithsejtë në vlerë 980 €uro; Automjeti Audi A4 i përdorur në rast dhe 2 (dy) telefona celular”, njofton policia.

    I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës, ndërsa me aktvendim të Prokurorit të krimeve të rënda nga PTH-Prishtinë i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark