Një qytetar maqedonas ka akuzuar në linjë të drejtpërdrejtë partinë LSDM-VMRO për ofrim të vendeve të punës përkundrejt parave. Në emisionin e mëngjesit “E dua Maqedoninë” në TV Sitel ai pohoi se e ka blerë vendin e punës për 3000 euro.
“Nuk mbështes asnjë parti politike dhe jam i pavarur. Unë e kam blerë vendin e punës për 3000 euro. Punoj në ‘Trafikun e Qytetit’. Si do të mi kthejë LSDM paratë kur të vijë në pushtet? A do të dalë ndonjë burrë që do të mi kthejë paratë e mia? Nga përfaqësues i OBRM-PDUKM e kam blerë vendin e punës”, ka thënë ai drejtpërdrejt në emisionin televiziv.
Prezantuesja e emisionit e ndërpreu disa herë duke i thënë se ajo nuk e pyeti për blerjen e vendit të punës, megjithatë qytetari dukej i vendosur dhe i shqetësuar për kthimin e parave./Insajderi.com