Tirana, kryeqyteti ku jeton një e treta e popullsisë dhe ushtrojnë aktivitet rreth 40% e bizneseve është dhe qyteti që ka të ardhurat më të larta për frymë.
Ato arrijnë në shifrën 5 mijë euro dhe ndërsa llogaritet që Tirana të ketë edhe shpenzimet më të larta mujore për konsum familjar në rang kombëtar.“Në vlerë absolute, banorët e Tiranës kanë në banka rreth 345 miliardë lekë kursime, ose 68% të depozitave në kryeqytet”.
Në vend të dytë, për treguesin e depozitave për frymë është Vlora, me 2,860 euro, në një nivel të ngjashëm me Tiranën. Vlonjatët kanë arritur të kursejnë kaq shumë, ndonëse të ardhurat e tyre për frymë janë nën mesataren e vendit 3,362 euro dhe mesatarja e vendit është 3,734.
Në vend të tretë për nivelin e lartë të kursimeve në raport me popullsinë janë durrsakët, me 2,146 euro depozita për banor. Durrësi renditet i katërti në të ardhurat për frymë në vend, pas Tiranës, Fierit dhe Gjirokastrës, por është i dyti për shpenzimet mujore të familjeve.
Në vend të katërt janë korçarët, që ndonëse shquhet si ekonomikë kanë arritur të kenë 1,914 euro depozitë për banor në fund të tremujorit të parë 2019. Korçarët janë kursimtarë dhe në shpenzimet mujore të familjeve, duke u renditur në tre qarqet që shpenzojnë më pak, së bashku me Elbasanin dhe Vlorën.
“Shkodranët kanë nivel kursimi të ngjashëm me Korçën. Elbasani e ka këtë tregues në 1,623 euro. Fierakët, ndonëse renditen të dytët për të ardhurat për frymë nuk janë kursimtarë aq të mirë, me rreth 1,400 euro depozita për banor. Të fundit, nga rrethet që raporton Banka e Shqipërisë renditen lezhjanët, me rreth 1,226 euro depozita”, “Monitor”.