×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Qyteti i rrënuar 2000 vjeçar, me planimetri për t’u pasur zili sot

    Insajderi
    30 July 2016 - 08:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rrënojat e qytetit Timgad gjenden sot në Algjeri, pranë qytezës Batna. U ndërtua 2000 vite më parë nga Perandori Romak, Trajan, me një planimetri të rregullt që shumë qytete nuk e kanë as sot.

    Qyteza u themelua fillimisht me veteranë romakë, si një koloni ushtarake kundër Berberëve. Qyteti ka rrugë kryesore e të ndara me shumë saktësi, ku bien në sy banesat me përmasa të barabarta, për të gjitha nivelet ekonomike të banorëve.

    Qyteti shijoi ekzistencë paqësore deri në shekullin e tretë, duke u dhënë romakëve kontroll në një prej kalimeve kryesore të zonës për në Sahara.

    Pas shekullit të tretë u kthye në qendër të krishterë, deri sa u shkatërrua nga vandalët dhe berbërt në shekullin e pestë. Sado që pati përpjekje nga bizantinët për ta rimëkëmbur, qyteti ra përsëri para ushtrive arabe në shekullin e shtatë.

    Që atëherë është harruar deri në vitin 1881, kur u nxor nga rëra që e kishte mbuluar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark