×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Qytetit që i kanë mbetur vetëm 20 ditë ujë

    Insajderi
    28 February 2023 - 14:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qytetit turk të Bursës i kanë mbetur vetëm 20 ditë ujë. Diga Nilüfer, e cila ka një kapacitet prej 60 milionë metra kub ujë, është një nga dy digat që plotësojnë nevojat e qytetit turk të Bursës për ujë të pijshëm. Ndërsa norma e ujit në Digën Doğancı, e cila ka një kapacitet prej 125 milionë metra kub ujë, ka rënë në 27 për qind, në qytet bëhet thirrje për kursim. 

    Duke vënë në dukje se një situatë e tillë nuk ka ndodhur prej 40 vitesh, autoritetet thonë se mund të ndërpritet furnizimi me ujë. Diga, e cila u ndërtua në përroin Nilüfer dhe është në shërbim që nga viti 2007, u ndikua negativisht nga thatësira sezonale e fundit dhe niveli i ujit u ul në zero për shkak të reshjeve të pamjaftueshme. 

    Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shkalla e shfrytëzimit të Digës Doğancı ishte 43% dhe shkalla e shfrytëzimit të Digës Nilüfer ishte 24%. Sedat Güler, President i Shoqatës për Mbrojtjen e Natyrës dhe Mjedisit, i cili bëri inspektime në digën e Niluferit, niveli i ujit i së cilës zbriti në zero, tha: “Diga e Niluferit, e cila duhet të ishte mbushur këtë sezon, fatkeqësisht është bosh. Këtë vit na ka prekur mungesa e ujit. Të gjithë banorët e Bursës duhet të na kuptojnë dhe le ta përdorim ujin me masë”./a2cnn

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark