Xuxi po vazhdon të krijojë situata të ndryshme në Big Brother VIP Kosova 3.
Ai është banori i fundit që iu bashkua shtëpisë, gjersa për këtë kohë u bë temë diskutimi shpesh në media e rrjete sociale.
Përveç debateve me konkurrentët e tjerë, këngëtari bëri edhe disa veprime, të cilat morën vëmendje të madhe.
E së fundmi, ai u zgjua jerm dhe po qëndronte në shtratin e tij, skenë kjo mjaft qesharake.
”Ra, raaa”, dëgjohej njëri nga banorët të ndante shqetësimin me plot gaz, për lëvizjet e pavetëdijshme të Xuxit në ato momente.
Videoja u bë virale dhe u shpërnda gjithandej nëpër rrjete sociale, veçanërisht në TikTok.