Insajderi
Ballina 5

Radhë të gjata në Onkologji, pacientët të tmerruar me çmimet e medikamenteve

Insajderi
13 April 2023 - 10:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Radhë të gjata në Onkologji, pacientët të tmerruar me çmimet e medikamenteve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pacientët në repartin e Onkologjisë qysh nga ora 6 në mëngjes janë duke pritur që të kryejnë kontrollat e tyre. Një lexues i Insajderit ka dërguar pamje nga radhët e gjata të krijuara atje.

Sipas tij, doktorët nuk po e kryejnë punën e tyre dhe nuk gjenden në repart. Ai shtoi se edhe medikamentet janë të kushtueshme.

“Radha nuk respektohet doktorat nuk punojnë barna nuk ka janë barna shumë të kushtushme”, tha ai për Insajderin.

Qytetari tha mes tjerash se ka terapi që kushtojnë 200 euro në 3 jave por ka edhe të tilla që kushtojnë afro 2 mijë euro.

“Terapi qe unë kam ble për një familjare time ka kushtuar rreth 200€ merret çdo 3 javë. Por ka pacienta që blen terapia edhe me 2000€ e më shumë”, shtoi ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark