×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Radoiçiqi ka shkuar në Moskë, pretendon eksperti i sigurisë

    Insajderi
    26 November 2023 - 19:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, ka pretenduar se kryeterorristi Milan Radoiçiq ka vizituar dje Moskën në Rusi.

    Elezi këtë e ka thënë me anë të një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, teksa ka shtruar pyetjen se si mund të ndodh një gjë e tillë kur iu janë konfiskuar pasaporta, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Sipas informacioneve nga burime kredibile,, udhëheqesi i grupit terrorist i cili ka kryer agresion në Kosovë më 24 shtator 2023, Milan Radoiçiq ka arritur në Moscow më 25.11.2023”, ka deklaruar ai.

    “Si është e mundur të udhëtoj Radoiçiq në Moskow, kur publikisht gjykata themelore në Beograd ka deklaruar se Radoiçiqit i është konfiskur pasaporta, ngase i njeti po hetohet për sulmin terrorist në Kosovë”, vijon ai.

    “Udhtimi i Radoiçiq në Moskow, është alram serioz i situatës së sigurisë në rajon, poashtu argument i rëndësishëm i përfshirjës së Rusisë planet sekrete për destabilizimin e rajonit”. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark