×
  • Sport
  • Sport

    Rafael Leao e ndryshon numrin e fanellës te Milan

    Insajderi
    01 July 2023 - 17:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Leao ndryshon numrin: nga 17 në 10. Portugezi ka marrë fanellën e liruar nga Brahim Diaz, i cili u rikthye te Real Madridi pas dy vitesh kuqezi.

    Ndryshimi është zyrtarizuar nga llogaria e Milanit në Instagram, e cila ka postuar një video në kanalet e saj sociale. Leao, pra, do të ketë numrin 10 dhe për më tepër do të shtojë edhe “Rafa” në fanellë.

    Portugezi i bashkohet aradhës së lojtarëve kuqezi me 10-shin në shpinë, të cilët të gjithë kanë qenë të huaj vitet e fundit. Para Brahimit, këtë numër e mbanin edhe Calhanoglu, Honda, Boateng, Seedorf, Rui Costa, Boban dhe Roberto Baggio, ndonjëri qoftë edhe vetëm për një ndeshje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark