×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ragip Xhaka: Përpjekja e Kurtit për të ndërhyrë në zgjedhjet e Zvicrës është e dëmshme dhe përçarëse

    Insajderi
    16 September 2023 - 21:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Degës së PDK-së në Zvicër, Ragip Xhaka, ka reaguar për ndërhyrjen që po përpiqet ta bëjë kryeministri Albin Kurti në zgjedhjet e shtetit zviceran.

    Xhaka ka thënë se shqiptarët në Zvicër, përmes punës dhe kontributit ka vite që janë pjesë e rëndësishme dhe përbërëse e këtij shteti.

    Përfshirja e partive politike të Kosovës në zgjedhjet zvicerane, në rastin konkret e Kryeministrit të Kosovës, nuk i shërben kësaj harmonie. Në fakt, kjo ndërhyrje mund të jetë vetëm e dëmshme, duke hutuar mërgatën dhe përçarë opinionin”, ka shkruar Xhaka.

    Tutje, ai tha se bashkatdhetarët tanë duan dhe duhet të jenë të lirë që të votojnë sipas bindjeve të tyre.

    “Është e drejtë legjitime dhe e patjetërsueshme, për secilin shqiptar që jeton në Zvicër, që të mbështesë këdo prej kandidatëve nga të gjitha partitë që marrin pjesë në zgjedhje. Është fat i mirë që çdo ditë e më shumë po rritet numri i kandidatëve shqiptarë për poste politike“, shkroi Xhaka.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark