Rahoveci ka shënuar fitoren e tretë në këtë edicion të elitës. Vreshtarët mundën Vëllaznimin me rezultat 88:84 (21:15, 13:23, 22:21, 20:17, 12:8), në javën e 23-të të Superligës së Kosovës në basketboll.
Rahovecasit kësaj radhe kishin fitoren në ‘duar’, por kuqezinjtë të inspiruar nga Burim Zekiqi me dy treshe e bën sfidën dramatike, që në kohën e rregullt përfundoi 76:76.
Edhe në vazhdime ishte përballje shumë interesante, me vendasit që triumfuan 88:84.
Te vendasit Edmond Kryeziu shënoi 18 pikë dhe Gary Blackston 17, ndërsa te mysafirët u dallua Damonte Dodd me 17 pikë e 16 kërcime, Jordan Harris me 14 pikë e nëntë asistime dhe Burim Zekiqi me 15 pikë.
Me këtë fitore, Rahoveci tash ka tre fitore në vendin e fundit – është katër fitore larg Ponte Prizrenit që mban vendin e shtatë. Por i kanë mbetur vetëm edhe pesë ndeshje deri në fund.