×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Raiffeisen Bank del me reagim pasi u sulmua nga hakerët

    Insajderi
    16 August 2023 - 20:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Banka Raiffeisen ka dalë me njoftim pasi faqja e tyre zyrtare në Facebook u hakua, shkruan Insajderi.

    Në njoftim thuhet se faqja u komprometua nga individë të paautorizuar dhe se kanë marr masa të menjëhershme që faqja të sigurohet.

    Faqja e bankës sonë në Facebook së fundmi është komprometuar nga individë të paautorizuar para pak minutash. Qasja e paautorizuar ishte e kufizuar vetëm në përditësimin e fotografisë së profilit të faqes sonë. Në çdo moment kemi pas qasje ne llogari dhe kemi marr masa të menjëhershme që të sigurojmë faqen“, thuhet në reagim.

    Raiffeisen Bank u kërkoi falje klientëve të tyre derisa për çdo shqetësim të tyre kërkoi që të kontaktohen.

    Gjysmë ore më parë në llogarinë e Raiffeisen Bank është publikuar një fotografi e një personi dhe në mbishkrim thuhet ‘hacker’.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark