×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Raketa evropiano-ruse niset për në Mars

    Insajderi
    14 March 2016 - 22:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një raketë e gjithësisë ka nisur të hënën udhëtimin shtatëmujor për në Mars, në kuadër të misionit pa njerëz evropiano-rus, për analiza lidhur me shenja eventuale të jetës në këtë planet.

    Lansimi u bë nga baza në Bajkonur të Kazakistanit, ndërsa është shfrytëzuar raketbartësi i prodhimit rus, Proton, për ta dërguar anijen ExoMars, jashtë atomosferës së Tokës.

    Sateliti do të verifikojë nëse gazi metan në atmosferën e planetit të kuq vjen si pasojë e ndonjë burimi gjeologjik apo prodhohet nga mikrobe. Nëse çdo gjë shkon mirë, dy fuqitë e hapësirës do ta vazhdojnë aventurën e tyre me një sondë robotike, e cila do të realizojë shpime në sipërfaqen e Marsit.

    Moduli i aterimit do t’i testoj kapacitetet për aterim të sigurt të misionit të ardhshën pa njerëz, që planifikohet të lansohet në vitin 2018.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark