×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Rakiq bën thirrje për bojkot të zgjedhjeve në veri

    Insajderi
    23 April 2023 - 11:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot po mbahen zgjedhjet për kryetarë të Mitrovicës së Veriut, Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan dhe zgjedhjet për kuvende komunale të Zveçanit dhe Leposaviqit.

    Ndërsa kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq u ka bërë thirrje serbëve në veri të Kosovës që të bojkotojnë zgjedhjet të cilat i cilësoi si “jolegjitime”.

    Rakiq para se të shkruante pjesën për bojkotimin, ndjekësve të tij në Facebook ua numëroi edhe “arsyet”.

    “Për shkak të çdo serbi të arrestuar padrejtësisht; për çdo gënjeshtër të thënë nga Kurti; për çdo plumb të gjuajtur ndaj fëmijëve serbë; për shkak të represionit të përditshëm që pëson populli serb; për shkak të keqtrajtimit të vazhdueshëm të serbëve nga njësitë speciale në veri; për shkak të frikës në mesin e serbëve që mbjellin politikat e Kurtit, për çdo vend të shenjtë të përdhosur serb dhe çdo monument të shkatërruar, për shkak të moszbatimit të të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara!! Bojkotimin e zgjedhjeve jolegjitime dhe ilegale”, ka shkruar Rakiq sot.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark