×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rama: 46 milionë euro për investime kapitale, prioritet “Rruga A” dhe shkollat

    Insajderi
    10 October 2023 - 09:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prishtina më 2024 do t’i ketë 46 milionë euro për investime kapitale, sipas kryetarit Përparim Rama.

    Prioritet i tij për vitin e ardhshëm është përfundimi i “Rrugës A”.

    “Buxhetin e kemi kaluar. Buxheti total i Kryeqytetit është mbi 123 milionë euro, ndërsa vetëm për investime kapitale është 46 milionë euro, pra e kemi një buxhet të mirë për vitin e ardhshëm me të cilin fokusi ynë është në projekte të mëdha. Pra kemi vazhdimin e ‘Rrugës A’, pra është një projekt madhor, projekti më i madh në historinë e Kryeqytetit, ku përveç që krijon rrugë të reja dhe të cilat e ndërlidh Veternikun me Prishtinën e Re dhe me Kalabrinë, pra tash lidhen më lehtë dhe ju mundëson qasje prindërve që vijnë dhe e shfrytëzojnë shkollën në qendër e që i bashkohen këtij kaosit në qendër. Pra do të kenë mundësi alternative”, ka thënë Rama.

    Rama ka njoftuar se po punohet edhe në ndërtimin e shkollave si dhe në zgjerimin e Rrugës B.

    “… paralelisht jemi duke ndërtuar edhe shkolla. Me partneritet publiko-privat, po ndërtojmë shkollën në Lagjen ‘Qëndresa’, Mati 1, Sofali dhe pesë shkolla tjera që janë në diskutim IFC-në pra edhe ato me partneritet publiko-privat”, u shpreh Rama.

    “Po ashtu jemi edhe te rruga B, pra vazhdimësi e ndërtimit që do të lidhet me ‘Rrugën A’ dhe krijon një mundësi më të mirë që e gjithë rruga B të ketë hyrje dhe dalje nga qyteti në qytet, pra pa pasur nevojë që të kalojë nëpër qendër. Problemi me trafikun ka ekzistuar edhe më përpara dhe vazhdon të ekzistojë. Pra një numër i madh i ndërtimeve që kanë ndodhur si rezultat i rritjes së vrullshme të Kryeqytetit prej pasluftës. Ka qenë gjithashtu si rezultat i mungesës së investimeve kapitale në infrastrukturë të Kryeqytetit dhe tani normal që kemi probleme të cilat ballafaqohen me to sot”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark