×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama neutral ndaj deportimit të Abazit dhe Zaimit nga Kosova

    Insajderi
    07 April 2016 - 22:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur me tone pozitive dhe qartësisht për Lëvizjen Vetëvendosje, por i ka ikur përgjigjes konkrete në lidhje me deportimin e dy anëtarëve të kësaj partie që vijnë nga Shqipëria.

    Rama teksa ka folur për deportimin e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje Bojken Abazi dhe Arbër Zaimi nga Kosova, nuk ka dhënë një qëndrim të saktë nëse është i drejtë apo jo vendimi i Qeverisë së Kosovës për deportimin e dy anëtareve të kësaj partie nga Kosova.

    “Unë kam shumë respekt për njerëzit që këtu kanë marrë drejtimin e partive politike, që të përballen për beteja politike. Por nuk jam për ata që japin këshilla nga jashtë”, ka thënë Rama në emisionin “Zona e debatit” në Klan Kosova.

    Por në një mënyrë të tërthortë ka thënë se Shqipëria nuk ka shumë mësime për t’i dhënë Kosovës.

    “Besoj që është respekt për Kosovën që ata që veprojnë në Shqipëri dhe sillen në Shqipëri të veprojnë si edukator të Kosovës. Nuk besoj që Shqipëria ka shumë mësime për t’i dhënë Kosovës mësime”.

    Rama ka deklaruar se është shqetësuar për deportimin e Abazit dhe Zaimit.

    “E kam marr si shqetësim dhe kam kërkuar të kem një shpjegim të gjatë për situatën, sepse të gjithë e kanë versionin e vet, mandej me duhet të dalë me një konstatim”, ka thënë Rama.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark