Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e LDK, Përparim Rama, ka takuar sot në mesditë qytetarët në sheshet e kryeqytetit.
Rama ka prezantuar programin për Prishtinën para qytetarëve dhe ka thënë se biseda me ta i jep ide të reja.
“As shiu, as i ftohti nuk i ndalë punën qytetarëve tanë dhe kjo më bën të besoj se qyteti ynë së bashku me ndihmën e tyre do të ndryshojë”, ka shkruar Rama në Facebook.