×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Rama me një deklaratë të çuditshme: Nuk jam anëtar i LDK-së, jam partner i ngushtë i partisë

    Insajderi
    30 August 2023 - 10:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se nuk është anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës

    Por ai thotë se është partner i ngushtë në LDK.

    “Unë e shoh mundësinë perfekte për bashkimin e të gjitha forcave që e ndihmojnë zhvillimin e kryeqytetit, kam garuar me Lidhje Demokratike të Kosovës dhe normal që jam partner i ngushtë i LDK-së por nuk jam anëtar i kësaj partie”, tha ai në Kanal10.

    Ai shtoi se janë marrë vesh me Lumir Abixhikun që ai të merret me partinë ndërsa Rama të merret me kryeqytetin.

    Rama thekson se qytetarët të çmojnë pavarësisht se në çfarë partie je.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark