Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Rrahman Rama, ka zhvilluar sot një takim me qytetarët në lagjen “Dardania” në Prishtinë, në kuadër të aktiviteteve parazgjedhore për zgjedhjet e 7 qershorit.
Rama e ka cilësuar këtë takim si të mrekullueshëm, duke theksuar se po merr mbështetjen e fuqishme dhe të nevojshme nga banorët e kryeqytetit për ditën e votimeve.
Përmes një mesazhi drejtuar qytetarëve, ai u shpreh i bindur në fitoren e PDK-së dhe programit të saj qeverisës.
“Takim i mrekullueshëm sot në lagjen Dardania në Prishtinë, ku morëm mbështetjen e nevojshme për ditën e madhe të 7 qershorit. Në çdo lagje po ndihet përkrahja e madhe për PDK-në dhe Bedri Hamzën për kryeministër!”, ka thënë Rama.