×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama: Nuk më vjen mirë që Kurtit nuk i hapet asnjë derë dhe që i anlulohen viztat në Evropë dhe Amerikë

    Insajderi
    23 June 2023 - 15:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se pavarësisht mospajtimeve që ka me kryeministrin Albin Kurit, nuk i vjen mirë që kryeministrit të Kosovës nuk i hapet asnjë derë dhe që i anulohen vizitat nëpër Evropë apo edhe në Amerikë.

    Për Ramën kjo gjë është e tmerrshme, derisa përmend edhe ngrirje të programeve të caktuara të BE-së me Kosovën.

    “Ju mendoni që mua më jep kënaqësi fakti, që meqë unë s’jam dakord me Albinin në këtë temë dhe në këtë moment, Albinit nuk i hapet asnjë derë dhe i kthehen mbrapsht edhe vizitat e planifikuara në zyrat e homologëve nëpër Evropë apo në Amerikë. Përkundrazi më duket e tmerrshme. Apo që programe të caktuara kanë ngrirë, të bashkëpunimit të BE-së me Kosovën dhe kështu me radhë”, ka thënë Rama.

    “Unë nuk hyj tek ata që konsideroj ndërkombëtarët dhe partnerët si Zotin vetë. Zoti është mbi ne dhe mbi ndërkombëtaret. Është mbi Amerikën dhe mbi Shqipërinë. Por në këtë rast është katastrofë që të këputen lidhjet në këtë far feje me bashkësinë euro-atlantike, që sipas disa filozofëve në Kosovë s’ekziston as si koncept”, është shprehur Rama

    Ai ka thënë se sa i përket raportit personal me Kurtin, është një raport shumë i mirë, por në aspektin konceptual kanë probleme të mëdha shumë.

    Rama ka shprehur për takim me Kurtin në çdo moment.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark