×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Rama pas dorëheqjes së Mehajt: Bashkëpunëtorë njëherë, miq përherë

    Insajderi
    08 August 2023 - 22:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas dorëheqjes së ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.

    Ai ka thënë se me keqardhje e ka pranuar lajmin për dorëheqjen e Mehajt, duke e lavdëruar atë për punën e bërë.

    ”Një profesionist i rrallë, njeri i vlerave perëndimore me të cilin pata një bashkëpunim të jashtëzakonshëm.  Vullneti dhe gatishmëria e Ministrit Mehaj për bashkëpunim përtej politikave partiake, për të mirën e vendit, është shembull për të gjithë.  Bashkëpunëtor njëherë, miq përherë”, ka shkruar Rama në Facebook.

    E Mehaj ka thënë se po largohet për shkaqe familjare.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark