Insajderi
Lajme

Rama publikon foton e protestuesit të vetëm para Kryeministrisë: Nuk të shoh si humbës, por si njeriun që qëndron pas bindjeve të tij

Insajderi
23 June 2026 - 09:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rama publikon foton e protestuesit të vetëm para Kryeministrisë: Nuk të shoh si humbës, por si njeriun që qëndron pas bindjeve të tij
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një fotografi të një protestuesi që kishte mbetur i vetëm pranë Kryeministrisë.

Rama ka vlerësuar se nuk e sheh atë si humbës të protestës, por si një njeri që ka mbetur vetëm me bindjet e tij.

“Mirëmëngjesi i dashur protestues. Nuk të shoh si humbësin e një proteste, po si njeriun e mbetur vetëm me bindjet e tij. Ti i je bashkuar vorbullës thithëse të turmës, sepse beson sinqerisht se po mbron diçka të çmuar. Ndoshta ti ke frikë se vendi po shkon drejt humnerës. Kapitalistët e huaj do të gllabërojnë natyrën. Zogjtë e rrallë të Shqipërisë do të vdesin. Atdheu yt ka dalë në shitje”, ka shkruar ai, ndër të tjera.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark