×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rama sërish dhuron “Çelësin e Qytetit”, këtë herë radhën e ka Abbott

    Insajderi
    16 February 2024 - 22:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama i ka dhuruar “Çelësin e Qytetit” Ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Sh.T.Z Nicholas Abbott, për devotshmërinë dhe përkushtimin e treguar në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe për mbështetjen e palodhshme të zhvillimeve pozitive në Prishtinë e Kosovë.

    “Në emër të qytetarëve të Prishtinës, ju uroj shëndet, sukses dhe mirëqenie në angazhimet e juaja në të ardhmen. Faleminderit, Ambasador Abbott, për shërbimin tuaj të shkëlqyeshëm dhe për ndikimin pozitiv që keni lënë në vendin tonë!” – tha Rama.

    Ndërsa, Ambasadori Abbott u shpreh falënderues për njohjen e kontributit të tij në forcimin e mardhënieve mes dy vendeve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark