Insajderi
Insajderi

Rama shpall fitoren në Prishtinë: Do të jem kryetar i të gjithëve

Insajderi
14 November 2021 - 21:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rama shpall fitoren në Prishtinë: Do të jem kryetar i të gjithëve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama së bashku me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku kanë shpallur fitoren në kryeqytet.

Rama para gazetarëve tha se zotohet se do të jetë kryetar i të gjithëve.

“Emocionin e kësaj fitore s’mundem me përshkru me fjalë kjo është fitore e secilit banor pa dallime. Vota jote sot tregon se jemi të emancipuar, vota jote sot më fuqizon me privilegjin me qenë kryetar i Prishtinës, të kryeqytetit që duke qenë i gjithë Kosovës. Unë Përparim Rama kryetar i Prishtinës, zotohem se do të jem kryetar i të gjithëve, që punoni dhe jetoni këtu”, tha kandidati i LDK-së.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark