×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rama thotë se s’do të flitet në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë për sulmin terrorist në Banjskë

    Insajderi
    15 October 2023 - 18:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se gjatë Samitit të Procesit të Berlinit që do të mbahet nesër në Tiranë nuk do të flitet për agresionin e Serbisë ndaj Kosovës.

    Rama tha se Procesi i Berlinit dhe samitet e tij nuk janë vendi për zgjidhjen e çështjeve bilaterale.

    “Procesi i Berlinit është një proces i cili lidhet me nxitjen e vazhdueshme të të gjitha vendeve të rajonit drejt katër lirive të BE-së, lirisë së lëvizjes, të mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve”, ka deklaruar ai.

    “Dhe, tipikisht, ky proces dhe samitet e këtij procesi nuk janë vendi për zgjidhjen e çështjeve bilaterale por në programin e samitit që është përgatitur prej shumë kohësh në harmoni me kancelarinë gjermane, dreka e punës e liderëve do t’i kushtohet edhe marrëdhënieve fqinjësore në rajon”, tha më tej kryeministri shqiptar.

    Tutje, ai tha se hapësira për diskutim të hapur mes të pranishmëve është e programuar, por siç tha ai, nuk është një samit i cili merr përsipër të gjejë zgjidhje për probleme lidhur me çështjen e Banjskës, por janë probleme që trajtohen dhe duhet të zgjidhen nën ombrellën e BE-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark