×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama: Vetëm në 6 muajt e parë kemi mbi 1 miliard të ardhura! Tirana me bum vizitorësh

    Insajderi
    27 September 2022 - 12:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sezoni turistik veror për kryeministrin Edi Rama ka qenë surprizues. Nga Lalzi i Durrësit, Rama tha se në 6-mujorin e parë të vitit, nga sezoni turistik janë gjeneruar më shumë se 1 miliard të ardhura.

    ”Për të gjithë ata që flasin për nevojën për një punësim të mirëpaguar, këto janë struktura që paguajnë punonjësit me paga qenë mesataren e vendit tonë janë paga mbi mesataren, edhe për punët më të thjeshta. Prandaj e çmoj shumë të gjithë përpjekjen e bërë në këtë drejtim nga gjithë ata sipërmarrës, që bëjnë investime të konsiderueshme në fazën e parë. Dihet që hoteleria është një sipërmarrje fitimprurëse por kërkon kapital intensiv në fillim dhe durim vit pas viti për të nxjerrë fitimi. Ne kemi pasur një sezon surprizues edhe për ne që ishim përgatitur për të pasur një sezon të mirë. Realisht sezoni ishte surprizues për sa i përket sulmit të të ardhurave për ekonominë. Vetëm në 6 mujorin e parë kemi kaluar 1 miliard të ardhura nga turizmi, pothuajse dyfishin e vitit të ardhshëm. Flukset e vizitorëve të huaj, deri në gusht kemi qenë 5 milion e 600 e ca mijë që është e barabartë me 1.3 milionë më shumë se vitin e kaluar“.

    Kryeministri theksoi se një nga qytetet që ka pasur bum të turistëve, është Tirana.

    “Sidomos një turizëm që ka sjellë shumë vizitorë në disa qytete, duke filluar nga Tirana. Tirana ka pasur një boom turistësh që kanë preferuar Tiranën dhe qëndrimin në Tiranë. Kjo shikohet jo vetëm nga hotelet që kanë qenë plot, por edhe nga numri i apartamenteve që kanë qenë të marra me qira”.

    “Kjo që bëjmë ne me këto struktura dhe rritja e pranisë së tyre në vazhdim në vendin tonë është favorizimi i drejtpërdrejt i ekonomisë kombëtare, i gjithë rrjetit të shërbimeve, i prodhuesve vendas të të gjithë asaj pjese të ushqimit që vjen drejtpërdrejt nga ferma shqiptare, favorizim i drejtpërdrejt i konsumit. Janë struktura që sjellin një tjetër lloj turisti nga ai që vjen thjesht për të kaluar 1 ditë apo 2 ditë apo nga ai që vjen me “bukë me vete”, nga ai lloj turisti që rrit nganjëherë masën. Ky është një fakt i thjesht. Për të gjithë ata që flasin për nevojën për një punësim të mirëpaguar këto janë struktura që paguajnë punonjësit me paga që në mesataren e vendit tonë janë paga mbi mesataren, edhe për punët më të thjeshta. E çmoj punën për ata sipërmarrës që bëjnë investime të konsiderueshme në fazën e parë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark