×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ramabaja pa fije kontrolli: Deputetes së PDK-së ia përmend nënën në studio, e quan “bebe” zyrtaren e PSD-së

    Insajderi
    14 November 2023 - 22:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sadri Ramabaja, analisti i afërt me partinë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, është lëshuar në ofendime në studio mbrëmjen e së martës.

    Natyra Kuçi e PSD-së deklaroi se analisti Sadri Ramabaja e ka quajtur “bebe”, gjatë kohës sa panelistët e tjerë po flisnin në Pressing. Teksa Kuçi po tregonte për këtë rast, ndër të tjera Ramabaja i tha “shko në Shtime”.

    ”Është e pabesueshme gjuha me të cilën Sadri Ramabaja iu drejtua Natyra Kuçit. E papranueshme! Kjo gjuhë denigruese dhe fyese nuk guxon të lejohet në një televizion me frekuenca nacionale. Sabri, me këtë sjellje, është e qartë se vetëm ti ke nevojë me vizitu psikiatrinë”, ka shkruar deputetja Deliu ndër të tjera.

    Pasi, Ramabaja e dëgjoi reagimin e deputetes Deliu, ai tha: “Ajo e ka nanën mjeke dhe recetat ja shkruan asaj më mirë nëna”.

    Ndërkohë, Natyra Kuçi e falëndëroi deputeten për reagimin e bërë: “Blerta Deliut faleminderit për solidaritetin, por unë nuk fyhem prej Ramabajës. Kam qejf me bë debat politik, por nuk fyhem”, tha ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark