×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ramadani: Nuk i kam publikuar komentet e Kosovës dhe Serbisë për draftin e Asociacionit, është ndërhyje në dialog

    Insajderi
    23 November 2023 - 10:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-inspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, në një intervistë për Ekonomia Online, tha se draft-statuti i Asociacionit i publikuar nga ai është i vërtetët, i saktë dhe i pa mohuar nga institucionet e Kosovës e BE-së, dhe se ai është drafti autentik i ofruar nga pesë emisarët më 21 tetor.

    Ai ka thënë se nuk ka publikuar komentet të cilat Kosova dhe Serbia i kanë dërguar në BE sa i përket këtij drafti, pasi sipas tij, publikimi i komenteve do të ishte ndërhyrje në proces të dialogut.

    Ai tha se formimi i Asociacionit do të duhej që të ishte kompromisi i fundit sa i përket dialogut me Serbinë dhe se me këtë Kosova ta merr njohjen de-juro nga Serbia, të merr statusin kandidat për në BE dhe të bëjë hapa të shpejt për anëtarësim në NATO, pasi sipas tij, kjo do të jep kuptim edhe të sigurisë në vend.

    Ramadani është shprehur se shpreson që komentet e Kosovës sa i përket draftit të pranuar nga BE-ja e ShBA-ja do të përfshihen në draftin i cili do të duhej të jetë final.

    “Unë besoj që drafti i statutit të Asociacionit të cilin e kam publikuar me 11 nëntor dhe i cili është i vërtet, i saktë dhe i pa mohuar është një instrument politik, i cili do të duhej të jetë kompromisi i fundit i Kosovës. Nëse do të mbete i tillë dhe nëse nuk do të ndryshohet. Unë besoj dhe shpresoj që komentet e Kosovës do të përfshihen në draftin i cili do të duhej të jetë final, sepse janë komente për të cilat bëhte fjalë për funksionalitetin dhe Kushtetutshmërinë e institucioneve brenda Kosovës. Shpresoj dhe bindja ime është që Kosova duhet të qartësoj e tërë skena politike dhe institucione duhet të qartësoj se marrëveshja finale duhet të jetë kjo duhet të përmbyllet procesi i dialogut”.

    Ai tha se drafti i Asociacionit ka përputhje më atë të viti 2013 dhe se pjesa tjetër e draftit beson që është përtej marrëveshjes së viti 2013.

    “Janë çështje kushtetuese edhe ligjore, janë ekspertet që mund ta japin përgjigjen më së miri. Ajo që është e qartë të paktën prej viti 2013 duket që ka përputhje, respektivisht përfshirje të 2013 në këtë draft. Ndërkaq pjesa tjetër besoj që është përtej 2013-ës. Asociacioni si i tillë absolutisht mund të jetë instrument politik i cili mund të keqpërdoret ose jo, varësisht prej shpresës që i jep procesi i dialogut në të ardhmen. Pra nëse ka proces të dialogut njëjtë sikurse deri me tash edhe në 10 vitet e ardhshme atëherë është instrument i cili do të keqpërdoret në mënyrë brutale nga Serbia, sepse mos të harrojmë se edhe ky asociacion apo çfarë do drafti tjetër serbet e Kosovës nuk janë pyetur për këtë”, tha ai.

    Më tutje Ramadani tha se e vlerëson qasjen konstruktive të BE-së edhe të Qeverisë së Kosovës në mos mohimin e vërtetësisë së draftit të publikuar nga ai.

    “Unë e vlerësoj qasjen konstruktive edhe të BE-së edhe të Institucioneve të Kosovës, qeverisë së Kosovës në mos mohimin e vërtetësisë. Unë besoj që transparenca i nevojitet publikut edhe institucioneve të Kosovës”, u shprehi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark