Insajderi
Lajme

Ramadani: Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi

Insajderi
25 November 2024 - 23:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ramadani: Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse sipas tij “shumë procese kanë probleme ligjore”.

Ramadani tha se ministri i Bujqësisë Faton Peci aludon se raportimet për dhënien e granteve kanë rrjedhë “nga një fushatë e kolegëve të tij si shkak i xhelozisë”.

“Qeveria sot ka panik ligjore për shkak të shumë proceseve që kanë probleme ligjore, mendoj që Peci e kam pa vetë me një intervistë tjetër njëfarë forme ka aludu që krejt kjo gjoja ‘fushatë’ ndaj tij është e nisur prej kolegëve të tjerë në qeveri që kanë do xhelozi etj. Pra që kallxon një lloj komunikimi goxha të keq midis pjesëtarëve të Qeverisë, përkatësisht edhe ministrave”, tha Ramadani në Pressing.

“Bindja jem është që kryeministri është me një situatë që duhet me lutë e me marrë me të mirë ekipin e vet të cilin e ka mbrojtë deri tash”, tha Ramadani.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark