×
  • Sport
  • Sport

    Ramadani shkëlqen në debutimin e Serie A me Leccen, me këtë notë u vlerësua paraqitja e tij kundër Lazios

    Insajderi
    21 August 2023 - 11:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ylber Ramadani u transferua këtë merkato nga Aberdeen në Serie A tek skuadra e Lecces.

    Menjëherë, 27-vjeçarit i janë besuar çelësat e mesfushës së Lecces dhe në fakt lojtari i kombëtares nuk ka zhgënjyer. Pasi debutoi me Leccen në Kupë, mbrëmjen e së dielës, Ramadani debutoi edhe në kampionat teksa skuadra e tij mposhti me përmbysje Lazion me shifrat 2-1.

    Mesfushori i kombëtares shqipatre luajti për 90 minutat e ndeshjes, duke zhvilluar një paraqitje tejet pozitive teksa “SofaScore” e vlerësoi me notën 7.1.

    “Një nga fanarët e skuadrës së Lecces në mesfushë. Në fillimin e pjesës së dytë, Ramadani është njeriu më i rrezikshëm i të zotëve të shtëpisë”, shkruhej nga Eurosport mbi ndeshjen që zhvilloi ish-lojtari i Partizanit në Superiore. Kështu, Ramadani e ka nisur me “këmbë të mbarë” aventurën e tij në elitën e futbollit italian, një sinjal pozitiv edhe për trajnerin e kombëtares Sylvinho në vigjilje të dy përballjeve kualifikueseve për Euro 2024 ndaj Çekisë dhe Polonisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark