×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ramiz Lladrovci: Nuk e prita balotazhin, thotë se bën koalicion vetëm me këtë ‘parti’

    Insajderi
    21 October 2021 - 14:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ramiz Lladrovci ishte shprehur i bindur se do t’i fitojë zgjedhjet e 17 tetorit pa balotazh, por kjo nuk ndodhi. Madje ky fakt e befasoi edhe vet kryetarin aktual të Drenasit.

    Ndonëse u rendit i pari, në balotazh Lladrovci do të garojë me Driton Ajazin nga Partia e Demokratëve për Drenasin (DD).

    I kontaktuar nga Gazeta Insajderi, Lladrovci ka folur lidhur me koalicionet e mundshme. Ai tha se koalicionin e vetëm që do ta bëjë dhe e ka bërë është me qytetarin.

    “Jo nuk e kam pritur balotazhin për shumë arsye. Jo vetëm si komunë kampion për qeverisje të mirë, punët e panumërta që janë kryer por edhe qasjen e qytetarëve, vendimet dhe vendimmarrjen demokratike, diskutimin dhe debatin publik me qytetarët, nuk më kanë lënë përshtypjen se do të kem balotazh”, ka thënë ai.

    Megjithatë, Lladrovci thotë se do të vazhdojnë punën si komunë ‘kampion’, edhe më 14 nëntor.

    “Koalicion kam bërë dhe bëj vetëm me qytetarin, atij ia dedikoj punën time, qytetarit të komunës së Drenasit dhe mirëqenies së tij, pa dallim. Andaj, pres pa dallim votën e qytetarëve, kjo më bën edhe optimist se PDK do të angazhohet fuqimisht, por edhe pas qindra mesazheve dhe komunikimit me qytetarët se do të dalin më shumë në zgjedhje dhe se do të ma japin votën, pavarësisht bindjes politike”, ka deklaruar Lladrovci për Insajderin.

    I pari PDK-së në Drenas është shprehur sërish i bindur se do të fitojë në këtë komunë.


    “Unë kam në fokus vetëm qytetarin, pa dallim nga vjen dhe pa dallim të bindjes politike, sepse puna ime ishte e përqendruar në prioritetet e qytetarëve pa dallim. Këtë edhe e vlerësuan qytetarët me votën e tyre, mendoj se ashtu, edhe për herë të katërt, do të fitoj besimin e qytetarëve, pa dallim”, ka thënë ai.

    Ramiz Lladrovci në këto zgjedhje arriti të marrë 10 mijë e 134 vota apo 45.62% ndërsa kundërkandidati i tij, Driton Ajazi 6 mijë e 829 vota apo 30.74%.

    /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark