Ramiz Sadiku është skuadra e fundit që është kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në futboll.
Skuadra nga Prishtina ka shënuar fitore 2:1 kundër KEK-ut në çerekfinale të Kupës së Kosovës.
Rezultati në të mirë të vendasve u zhbllokua në minutën e tretë me anë të futbollistit, Guri Hana. Goli i këtij të fundit mbylli epilogun për pjesën e parë.
Në start të pjesës së dytë, gjegjësisht në minutën e 48-të, Ramiz Sadiku ngriti epërsinë në 2:0. Realizator këtë herë ishte Armend Misini.
KEK-u krejt çfarë bëri në këtë sfidë ishte goli i minutës së 57-të kur realizoi Meridian Ramadani.
Kësisoj, Ramiz Sadiku i bashkohet Dritës, Prishtinës e Llapit në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.