Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar kryetarin e komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcin.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Krasniqi është shprehur i kënaqur me të arriturat e Ramiz Lladrovcit në Drenas gjatë mandatit të tij.
Ndër tjerash, Krasniqi potencoi se Lladrovci po e përmirëson edhe cilësinë e jetesës në Drenas.
Postimi i plotë:
“Përmes përkushtimit dhe qeverisjes së mirë, Ramiz Lladrovci po përmirëson cilësinë e jetesës për secilin qytetar të Drenasit. Puna e tij tashmë është vlerësuar edhe nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare disa herë, për çka, si PDK, jemi krenarë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.