×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Ramos në top formë, ftohet nga Spanja?

    Insajderi
    15 September 2022 - 14:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sergio Ramos është një emër i madh në futbollin spanjoll. Për shume vite mbrojtësi spanjoll ka lënë gjurmë në kampionatin spanjoll me Real Madrdin dhe kombëtaren me paraqitjet e tij, shkruan Insajderi.

    Këtë sezon Ramos ka rigjetur formën e tij fizike dhe paraqitjet e mira këtë sezon me skuadrën franceze PSG, ka bërë që emri i tij të mendohet nga përzgjedhësi i Spanjës, Luis Enrique.

    Sipas gazetës spanjolle “Marca”, Enrique do ta ftojë Ramosin për dy ndeshjet e shtatorit.

    Ramos sezonin e kaluar  kishte probleme të mëdha me lëndime dhe nuk ishte në formën e tij më të mirë, duke bërë që Enrique mos ta grumbullonte në kombëtare. /Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark