×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramush Haradinaj falënderon Joe Biden: Pasi të bëhem president kufijtë e Kosovës nuk do t’i vërë askush në pikëpyetje

    Insajderi
    07 February 2021 - 18:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për president nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur falënderim ndaj presidentit amerikan Joe Biden, i cili ditën e sotme i ka dërguar një letër presidentit Aleksandër Vuçiç, për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

    Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj iu ka premtuar te gjithëve në Kosovë, se pas 14 shkurtit, në rast se do bëhet presidenti i Kosovës, kufijtë e Kosovës do t’i dinë të gjithë.

    “Falënderime presidentit Joe Biden për qëndrimin e qartë në letrën e dërguar presidentit të Serbisë, për domosdoshmërin  e përmbylljes së dialogut për njohjen resiproke, po ashtu  ju premtoj të gjithëve në Kosovë se pas 14 shkurtit, kur te marr përgjegjësi si president i vendit, kufijtë e vendit kane për ti ditur të gjithë dhe askush ska për ti vënë në pikëpyetje as presidenti Vuçiç,”-ka thënë Haradiaj. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark