×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ramush Haradinaj nuk mund ta besojë vendimin e kryeministrit Kurti për pensionistët

    Insajderi
    21 April 2021 - 22:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka marrë vendim që të ulen shtesat për pensionistët.

    Lidhur me këtë vendim ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook. Haradinaj ka thënë se kjo sipas tij është jonjerëzore.

    “S’po muj me besu që të hiqen 20 euro shtesa nga pensionet, në këtë kohë kaq të vështirë. Jonjerëzore”, shkroi ai.

    Në mbledhjen e sotme, Qeveria Kurti ka marrë vendim për uljen e shtesave të pensioneve për 20 euro në krahasim me tre muajt e fundit.

    Në janar të këtij viti, qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti kishte vendosur të paguante 30 euro shtesë mbi pensionin bazë për pensionistët, shkruan Insajderi.

    Tani e tutje, përfituesit e skemës së pensioneve do të marrin vetëm 10 euro shtesa mbi pensionin bazë nën vlerën prej 100 eurove.

    Kurti, gjatë dy fushatave të fundit elektorale, ka vënë theks tek përmirësimi i skemave sociale. Ka premtuar rritjen e pensioneve dhe kategorive të tjera përfituese nga skemat sociale të ekzekutivit. Para se të bëhej kryeministër, Kurti kishte premtuar dyfishimin e pensioneve minimale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark