Insajderi
Lajme

Ramush Haradinaj shkon në familjen e Pal Lekajt për Krishtlindje: Na kujton vlerat e dashurisë, paqes dhe unitetit ndërmjet nesh

Insajderi
25 December 2025 - 12:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ramush Haradinaj shkon në familjen e Pal Lekajt për Krishtlindje: Na kujton vlerat e dashurisë, paqes dhe unitetit ndërmjet nesh
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i AAK-së dhe kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot familjen e Pal Lekajt me rastin e festës së Krishtlindjes.

Haradinaj se gjatë kësaj vizite mbizotëruan gëzimi, harmonia dhe fryma e bashkimit familjar.

“Sot, në familjen e bashkëluftëtarit Pal Lekaj, sipas traditës për festën e shenjtë të Krishtlindjes, mbizotëroi gëzimi, harmonia dhe fryma e bashkimit familjar. Kjo ditë e veçantë na bashkoi me mërgimtarët tanë dhe u nderuam edhe nga prania e bashkëluftëtarit Nik Hiseni, së bashku me vajzën e tij Doruntinën, kandidate për deputete, si dhe Kryetarin e Gjakoves Ardian Gjinin dhe Teuta Haxhiun. Krishtlindja na kujton vlerat e dashurisë, paqes dhe unitetit ndërmjet nesh”, shkroi ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark