×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Range Rover i ri në edicion “Astronaut”

    Insajderi
    11 May 2019 - 21:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Land Rover Special Vehicle Operations është një departament i cili krijon dizajne të veçanta, deri te ato hapësinore, të gjitha sipas dëshirës së klientëve.

    Ky departament tani ka sjell Range Roverin e ri në një edicion të veçantë – “Astronaut”. Lajmi i keq është se ky model është në dispozicion vetëm për anëtarët e Komunitetit “Virgin Galactic Future Astronaut”.

    Range Rover Astronaut Edition është i bazuar në Range Rover Autobiography dhe ka eksterier me ngjyrë të kaltër “Zero Gravity” e cila, natyrisht, asocon në qiellin e natës, transmeton Koha.net.

    Megjithatë, ky model ekskluziv ka disa opsione për zgjedhje: mund të zgjidhni mes opsionit ekologjik konservativ (P400e plug-in hibrid me fuqi të kombinuar në total prej 404 kuajfuqi dhe emetim të dyoksidit të karbonit prej 72 gramë për kilometër) ose opsionin adrenalinë (5.0-litër V8 P525 me kompresor).

    Gjithashtu, edhe interieri i këtij Range Rover Astronaut përbëhet nga elementet e Virgin Galactic SpaceShiqTwo, të cilat ju bëjnë të ndiheni sikur jeni në një fluturake hapësinore.

    Range Rover Astronaut Edition, është rezultat i bashkëpunimit mes departamentit Land Rover Special Vehicle Operations dhe kompanisë e fluturakeve hapësinore, Virgin Galactic.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark