Është bërë përditësimi i fundit në ranglistën botërore të xhudos.
Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu kryesojnë në kategoritë e tyre respektive.
Distria prin në kategorinë deri në 52 kilogramë, kurse Laura në kategorinë deri në 63 kilogramë.
Sa i përket Laurës, vlen të theksohet se ajo për herë të parë renditet e para në ranglistën botërore.