Paul Pogba duket se ka luajtur ndeshjen e tij të fundit për Manchester Unitedin, pasi Ralf Rangnick ka zbuluar se mesfushori nuk do të luajë më këtë sezon.
Pogba u detyrua të largohej vetëm dhjetë minuta pas ndeshjes së humbur 4-0 të Unitedit nga Liverpooli, pasi mori një dëmtim në kyçin e këmbës.
Mesfushor francez u bë menjëherë një dyshim i madh për ndeshjet e ardhshme kundër Arsenalit dhe Chelseat.
Por tani, në konferencën për shtyp, Rangnick e ka përjashtuar Pogban nga ndeshjet e mbetura të Unitedit, pasi mjekët besojnë se ai do të mungojë për katër javë.
“Doktori më tha se do të duhen minimalisht katër javë që ai të shërohet dhe ndeshja e fundit është në fund të majit. Unë nuk mendoj se ka shumë të ngjarë që ai të luajë përsëri”, ka thënë Rangnick për mediat.
Duket sikur ndeshja e shkurtër në Anfield do të jetë e fundit për Pogban me fanellën e Unitedin, me kontratën e tij që skadon në verë.
“Këto mund të jenë minutat e fundit të Paul Pogba në fanellën e Manchester United, nëse lëndimi zgjat për disa javë”, ka thënë Gary Neville sapo Pogba u zëvendësua nga Jesse Lingard.
Kohët e fundit u raportua se Pogba ka shumë pak gjasa të vendosë lapsin mbi letër në një marrëveshje të re dhe trajtimi që ai mori nga tifozët e tij në fitoren 3-2 ndaj Norwich në Old Trafford, thuhet se ishte pika e fundit për Pogba.
Pogba ka luajtur 229 herë dhe ka shënuar 39 gola për Unitedin në periudhën e tij të dytë pas kalimit të tij prej 105 milionë eurosh nga Juventusi në vitin 2016.
Ai fitoi Kupën Carabao dhe Ligën e Evropës në sezonin e tij të parë.