×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Raportet Kosovë-ShBA të lënduara, konfirmohet në raportimin e ambasadorit kosovar në Uashington

    Insajderi
    28 January 2023 - 13:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara janë lënduar deri në përmasa shqetësuese, tregohet në raportin vjetor të ambasadorit kosovar në Uashington, Ilir Dugolii, dërguar shefes së diplomacisë, Donika Gërvalla, shkruan Insajderi.

    Përkundër përpjekjeve kolosale nga Qeveria e Albin Kurtit për të përgënjeshtruar se ka rënie në raportet kosovaro-amerikane, raporti i Dugollit jep një tablo tejet pesimiste se si duken ato raporte parë larg përshtypjeve të Prishtinës.

    Pjesa ku i referohet sigurimit të takimeve në kuadër të nismës për partneritet strategjik, është më goditësja.

    Nga autoritetet amerikane kemi arritur të kemi një gjysëm-zotim për të mbajtur takim gjatë vitit të ardhshëm, përkundër ngurrimit të dukshëm”, shkruan Dugoll në raportin dërguar Gërvallës.

    Dugolli lë të kuptohet se zhvillimet e fundit në vend, dhe vështrimit amerikan ndaj tyre, janë të lidhura kauzalisht në përkeqësimin e marrëdhënieve.

    Pas zhvillimeve të muajve të fundit, sa herë që e kemi riaktualizuar këtë kërkesë (për takime), pala amerikane ka mbajtur qëndrim më negativ se zakonisht”, shkruan Dugolli, në raportin të cilin e ka siguruar Nacionale, shkruan Insajderi.

    Dugolli vëren se “përkundër disponimit aktual” në kontekstin e këtyre “qëndrimeve më negative se zakonisht”, përpjekjet e palës kosovare në këtë pikë duhet aktualizuar në çdo rast.

    Qysh në fillim të raportit, Dugolli vëren dhe tërheq vëmendjen se trajtimi amerikan atje “është larg më brutal” se ç’perceptohet në Prishtinë.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark