×
  • Lajme
  • Lajme

    Raportet Thaçi-Mustafa përfundojnë me “ndarje” në Facebook

    Insajderi
    03 September 2017 - 19:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Opozita kishte vendosur tendat përpara objektit të Qeverisë së Kosovës së udhëhequr nga Isa Mustafa dhe Parlamentit që bëhej gati të votonte Hashim Thaçin si president, si hap i fundit i një beteje që qoi në bllokimin e funksionimit të shtetit, bashkë me kauzat për demarkacion dhe asociacion.

    Protestuesit që fjetën tre netë përpara këtij objekti, kundërshtonin zgjedhjen e Hashim Thacit president, teksa Mustafa ishte në një betejë tjetër, të sigurimit të votave nga deputetët e partisë së tij.

    Ai kryeministër e Thaci president ishte edhe esenca e koalicionit PDK-LDK që u prish pak më shumë se një vit, pasi në krye të partisë erdhi Kadri Veseli i cili votoi kundër kësaj Qeverie në një mocion mosbesimi ndaj saj.

    Këtu edhe filluan të gjitha problemet mes raporteve të kryeministrit dhe presidentit që tash kanë përfunduar duke komunikuar në Facebook apo duke e bërë publike mos komunikimin institucional të këtyre dy institucioneve të larta të shtetit në një kohë kur Parlamenti si institucioni kryesor ende nuk ka arritur të funksionalizohet.

    Mustafa e Thaci si kryeministër e president të vendit të dielën kanë vënë në pah faktin se ata nuk komunikojnë mes vete përmes anëve zyrtare.

    Një ftohje kaq e madhe e raporteve mes kryeministrit dhe presidentit u vu në pah kur presidenti nga Amerika ku po qëndron për vizitë i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës që të ndihmojë me para viktimat në Amerikë.

    “I bëj thirrje dhe kërkoj nga Qeveria e Republikës së Kosovës që sa më shpejt të marrë vendim për ndarjen e së paku 100.000 US$ në ndihmë të familjeve amerikane të prekura nga kjo katastrofë”, shkruajti Thaçi.

    https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/1615582891845397

    E reagimi i kryeministrit Isa Mustafa erdhi më pas. Ai tha se pajtohet me idenë që Kosova të ndihmojë në këtë tragjedi por një kërkesë të tillë presidenti nuk duhet ta dërgojë përmes Facebook-ut.

    “Për këto çështje presidentët nuk komunikojnë me qeverinë me facebook të dielën, por me akte zyrtare dhe duke respektuar legjimitetin e saj”, shkruajti Mustafa.

    https://www.facebook.com/IsaMustafaKS/posts/1441180159281550

    Thaçi dhe Mustafa kanë ftohur marrëdhëniet qysh prej kohës kur Qeveria u rrëzua dhe filloi procesi zgjedhor, duke quar në një gjuhë të ashpër mes të dy palëve./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark