Insajderi
Lajme

Raportime për “takime diskrete” ndërmjet Bislimit dhe Gjuriqit, Arifi: Ju kam thënë se VV koordinohet 100% me SNS

Insajderi
06 January 2026 - 20:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Raportime për “takime diskrete” ndërmjet Bislimit dhe Gjuriqit, Arifi: Ju kam thënë se VV koordinohet 100% me SNS
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Politikani shqiptar, Shqiprim Arifi, ka reaguar pas raportimeve të gazetës zvicerane NZZ për takime “diskrete” në Zvicër ndërmjet zëvendëskryeministrit në detyrë, Besnik Bislimit dhe Marko Gjuriqit.

Arifi me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka pretenduar se Lëvizja Vetëvendosje koordinohet me SNS-në, parti e Aleksandar Vuçiq.

Postimi i plotë:

Me vite të tëra ju kam thënë se VV koordinohet 100% me SNS.

Me vite ju kam paralajmëruar se nuk është rastësi që Ardita Sinani është këshilltare e Kryeministrisë. AKI duhet të veprojë më!

Me vite kam shprehur frikën time për sekretet shtetërore të Kosovës, të cilat mund të jenë në duart e Ardita Sinanit dhe potencialisht t’i dorëzohen Serbisë.

Me vite ju kemi thënë dhe vazhdojmë t’ju themi se VV, përmes spiunëve dhe tradhtarëve të dëshmuar prej dekadash në Luginë si Sinani, Mustafa dhe Kamberi, mban kontakte dhe koordinim me Serbinë.

Pikërisht në këtë format, fshehurazi, Bislimi dhe Gjuriq në vitin 2024, në një darkë private në Bruksel, kanë arritur një marrëveshje politike për shkarkimin tim nga Qeveria e Serbisë dhe atë pa procedura dhe në mes të natës.

Kush është tani spiun?

Kush është tani me Daçiqin dhe Vuçiqin?

Kush është tani i trushpëlarë?

Koncentrohuni! /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark