×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Raportimet e mediave për takimin e dytë Rusi-Ukrainë: Bisedimeve do të mbahet në Bjellorusi

    Insajderi
    02 March 2022 - 10:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Raundi i dytë i bisedimeve ndërmjet Ukrainës dhe Moskës për të arritur një armëpushim, i planifikuar për sot, duhet të mbahet në Bjellorusi. Këtë e raportojnë informacionet e marra nga TASS, citojnë mediat italiane.

    Pas takimit të parë të hënën në kufirin midis Ukrainës dhe Bjellorusisë, ky duhet të bëhet në zonën perëndimore të pyllit Bialoëieza të vendit “megjithatë, nuk ka ende siguri për takimin”, nënvizon agjencia ruse e lajmeve.

    Dje mediat ruse raportuan se do të mbahej në kufirin midis Ukrainës dhe Polonisë.

    Delegacionet e Ukrainës dhe Rusisë do të ulen sërish sot në një tryezë për të negociuar një rrugëdalje nga lufta.

    Gjithashtu janë bërë të ditura kushtet e vendosura nga Rusia për të rikthyer paqen në Ukrainë. Sipas medias “Zerkalo Nedeli”, Moska i kërkoi Ukrainës që të garantojë statusin neutral përmes ndryshimeve në kushtetutë duke mbajtur dhe një referendum; njohjen e pavarësisë së Donjeck dhe Luhansk; të bëjë denazifikimin, pra largimin e qeverisë aktuale nga pushteti; dhe njohjen e Krimesë si territor të Rusisë.

    Nga ana tjetër, Ukraina kërkoi fillimisht një armëpushim të menjëhershëm deri në takimin e radhës, por u refuzua nga pala ruse. Gjithashtu Kievi kërkon që trupat ruse të tërhiqen nga territori i Ukrainës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark